Rashford kërcënon United, rrogë faraonësh ose ikën në Spanjë

Futboll

Rashford kërcënon United, rrogë faraonësh ose ikën në Spanjë

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 10:13
Rashford

Marcus Rashford ngre zërin dhe kërkon të vendosë ai në lidhje me të ardhmen e tij te Manchester United. Sulmuesi 21-vjeçar ka ende edhe një vit kontratë me “djajtë”, ndaj e di mirë se palët duhet të negociojnë për një kontratë të re.

Sipas “The Sun”, Rashford ka kërkuar nga klubi një rrogë të majme për të qëndruar. Një rrogë prej 350 mijë stërlinash në javë. Një shumë tepër e lartë për një 21-vjeçar, por mëse e merituar për një talent si ai.

Sulmuesi i ka kërkuar klubi që të vijë për bisedime me një ofertë të mirë financiare, në të kundërt do të transferohet në Spanjë. Skuadra e Barcelonës ka kohë që e kërkon lojtarin dhe është gati ta kënaqë financiarisht.

Tek United po mendohem mirë para se të vendosin, pasi e dinë që lojtari rrezikon të largohet me koston zero pas një viti në rsat se nuk rinovon. Rashford e dha sinjalin e parë, tani pritet reagimi i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat