Gjinovci: A nuk e meritoi ish komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, që të jetë në Prishtinë?

Futboll

Gjinovci: A nuk e meritoi ish komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, që të jetë në Prishtinë?

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2019 Në ora: 12:22
Sylejmani i katërti në këmbë me Drenicën e Skenderajt në vitet e 90-ta

Gjeneratat e reja pak e din se ish komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi, se ka qenë futbollist i Skenderajt dhe pak pas luftës ka luajtur edhe për klubin me renome Prishtina. Jo me kaq, Selimi pas lufte ka qenë drejtor pastaj edhe kryetar i KF Prishtinës.

Image

Hysni Gjinovci dhe Sylejmani Selimi

Habia është se ky njeri nuk u ftua në manifestimin e yjeve që u mbajt mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kështu thotë ish futbollisti i mirënjohur i Prishtinës, Hysni Gjinovci.

Sipas tij, Selimi e ka merituar të jetë në manifestimin e çlirimit të Prishtinës, pra në mesin e yjeve. “Nëse janë ftuar shumë njerëz të estradës, që kurrë nuk kanë luajtur futboll është dashur të ftohet edhe gjenerali Selimi sepse hiq asgjë mos paq bë ka luajtur në kohën e okupimit për Drenicën nga Skenderaj dhe ka qenë prej lojtarëve më të mirë.

A mos vallë, nuk e ka merituar”, pyet Gjinovci.
“Në mesin e lojtarëve pat ish futbollist, futbollist aktiv, këngëtar,  basketbollist, boksier, e çka s’pat në mesin e ‘yjeve’? Po munguan ata që e çliruan Prishtinën,  ish ushtarët e UÇK-së, pse ???”, pyet Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat