Objektivi i Milanit?

Futboll

Objektivi i Milanit?

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 13:07
Objektivi i Milanit?

Sulmuesi kolumbian Luis Muriel është dëmtuar në ndeshjen që kombëtarja e tij fitoi sot 2-0 ndaj Argjentinës në Kupën e Amerikës. Aventura e sulmuesit të Fiorentina në këtë turne që zhvillohet në Amerikën Latine ka zgjatur vetëm 14 minuta (u zëvendësua nga Roger Martinez).

Sulmuesi 30-vjeçar, që ishte një nga objektivat e sulmit të Milanit dhe Atalanta, ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë, që do ta mbajë larg fushave të paktën 3 muaj.

Ky dëmtim ndryshon edhe planet e Milanit në merkato, pasi tashmë kuqezinjtë do të kërkojë një sulmues tjetër.

Milan, një muaj më parë, pat nisur kontaktet me skuadrën e Sevilla, që ka kartonin e lojtarit (te Fiorentina ishte në formë huazimi nga janari). Tashmë Muriel do të rikthehet te Sevilla dhe vetëm në gusht mund të mendojë për të gjetur një ekip të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat