Reali i jep fund krizës

Futboll

Reali i jep fund krizës

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 13:08
Hazard

Me largimin e Kristiano Ronaldos, nga Reali i Madridit “ikën” 50 gola në sezon. Një shifër shumë e lartë, e cila nuk mund të zëvendësohej pavarësisht sezonit fantastik që bëri Karim Benzema.

Francezi nuk zhgënjeu, por Reali i Madridit arriti një nga rekordet më negative për sa u përket golave të shënuar. Duke qenë se erdhi merkatoja, drejtuesit menduan që ta riparojnë këtë problem.

Gjashtë blerjet zyrtare që ka bërë Reali i Madridit në këtë sezon kanë shënuar 60 gola në total, pa harruar edhe 15 asiste të Eden Hazardit. Karim Benzema e mbylli sezonin me 30 gola këtë sezon, i ndjekur nga Bejl me 14 dhe Ramos me 11 gola.

Luka Joviç thuajse ka peshën kryesore në këtë statistikë, pasi ka arritur të shënojë 27 gola në 48 ndeshje në këtë sezon me Frankfurtin: 17 në Bundesligë dhe 10 në Ligën e Europës, ku mbeti vetëm 1 gol larg golashënuesit të këtij kompeticioni (Zhiru 11).

Hazard ka shënuar 21 gola, por ka dhënë gjithashtu edhe shumë asiste. Rodrigo- Braziliani Rodrigo (20 vjeç) ka arritur të shënojë 4 gola në kampionatin brazilian me skuadrën e Santosit. Por ky kampionat ka përfunduar në fundin e vitit kalendarik.

Nuk është vetëm ai që sjell gola në Madrid, por edhe dy mbrojtësit: Mendi dhe Militao. Braziliani (Militao) ka arritur të shënojë 5 gola me skuadrën e Portos, 2 më shumë sesa mbrojtësit e Realit të Madridit, Varan, Vajeho dhe Naço. Ata kanë shënuar 3 gola. Edhe Mendi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në 3 raste, po aq sa Marselo me fanellën e Realit të Madridit.

Pra, të gjithë lojtarët e afruar në Madrid në këtë merkato kanë arritur të shënojnë 60 gola. Por nuk ka përfunduar këtu. Madrilenët kanë nisur sulmin për të tjerë futbollistë dhemesfushorë që dinë të shënojnë.

Pol Pogba dhe Eriksen kërkohen me ngulm, por francezi duket si më i avantazhuari në garën për të veshur fanellën madrilene. Diçka e vështirë, por jo e pamundur, duke parë që Perez ka vendosur të bëjë çmenduri në këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat