Pastore: Nuk kam arsye të largohem nga Roma

Futboll

Pastore: Nuk kam arsye të largohem nga Roma

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 13:20
Javier Pastore

Mesfushori argjentinas, Javier Pastore, ka bërë të ditur edhe një herë se nuk planifikon largimin nga Roma.

Sezoni i lojtarit nuk shkoi ashtu siç ai priste, por kjo gjë nuk ka rëndësi, pasi ai planifikon të qëndrojë në ‘Stadio Olimpico’.

Lojtari ka insistuar se nuk ka asnjë arsye të largohet dhe se dëshiron që të dëshmoj vetën me ‘Giallorossi’.

“Ishte një vit paksa i vështirë” ka thënë fillimisht argjentinasi për ‘Mundodad Lavoz’.

“Unë erdha tek Roma në mënyra që të luaja rregullisht dhe të jem i paprekshëm, por për disa arsye, nuk shkoi siç prita. Nuk isha konsistent, por nuk mendoj negativisht” ka shtuar lojtari.

“Gjëja e rëndësishme është se tani unë ndihem në formë të mirë dhe mund të shihet edhe në golat në fund të sezonit. Jam i lumtur dhe gjëja më e rëndësishme është që kam kaluar lëndimet.”

“Do të filloj sezonin me objektivat maksimale. Kam kontratë edhe disa vite, kështu që nuk ka arsye për tu larguar. Dua që tifozët e Romës ta dinë se çfarë mund të bëjë” ka thënë ndër të tjerash Pastore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat