Pogba shtang Manchester Utd me deklaratën e tij!

Futboll

Pogba shtang Manchester Utd me deklaratën e tij!

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 13:27
Pogba shtang Manchester Utd me deklaratën e tij!

Nuk ka më dyshime, Paul Pogba, do të largohet nga Manchester United dhe diçka të tillë e ka pranuar hapur.

Mesfushori francez ka folur me gazetarët aziatikë në lidhje me të ardhmen e tij. Francezi po viziton disa shtete aziatike si rezultat i marrëvshjes që ka me kompaninë Adidas. 

The Guardian raporton se Pogba e ka shpalosur hapur dëshirën për t'u larguar nga "Old Trafford".

"Shumë gjëra po thuhen dhe shumë mendime shpalosen. Unë kam kaluar 3 vite në Manchester dhe kanë qenë shumë të mirë; kam disa momente të mira dhe disa momente jo dhe aq të mira, si çdokush. 

"Unë mendoj se kam bërë sezonin tim më të mirë, por pas edicionit që kalova dhe gjërave që ndodhën është koha e duhur për një sfidë të re diku tjetër. Po mendoj të kem një sfidë të re në një kampionat tjetër", - u shpreh kampioni i botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat