Caldara: Më e keqja ka kaluar, e kam kuptuar çfarë më mungonte

Futboll

Caldara: Më e keqja ka kaluar, e kam kuptuar çfarë më mungonte

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 13:35
Mattia Caladara

Sezoni që sapo është mbyllur ka qenë shumë i vështirë për Mattia Caladara-n. Vetëm 155 minuta të luajtura në total, asnjë në Serinë A. Më pas kanë ardhur dy dëmtime që e kanë  detyruar të humbasë të gjithë vitin. Qendërmbrojtësi kuqezi ka folur për vështirësitë e tij një intervistë të gjatë të dhënë për "La Gazzetta dello Sport":

"Jam gjithmonë e më mirë. Jam këtu te Villa Stuart prej një muaji e gjysmë dhe kam filluar të punoj në fushë. Pas pak ditësh do të zhvilloj një kontroll, më pas do të bëj disa ditë pushim në Mykonos, në pritje për t'u kthyer në Milanello", ka thënë Caldara. 

"Më e keqja ka kaluar. Më duhen edhe dy ose tre muaj, më pas do të kthehet aty ku e lashë. Kam menduar një datë për kthimin, por nuk e them. Nuk kam luajtur, por jam rritur si burrë. E kam kuptuar çfarë më mungonte në aspektin fizik. Dëmtimi i dytë ka qenë një fatalitet, por i pari ka ardhur për shkak të mungesës së elasticitetit dhe kam punuar për ta zgjidhur këtë problem".

"Maldini? Paolo më ka folur shumë dhe më ka dhënë shumë besim. Është një stimul shumë i madh të kesh përballë një njeri që ka shkruar historinë e Milan-it. Më ka telefonuar edhe pas dëmtimit, është gjithmonë i pranishëm". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat