Lavezzi dhe Hamsik takohen në Kinë, argjentinasi fiton duelin me një supergol

Futboll

Lavezzi dhe Hamsik takohen në Kinë, argjentinasi fiton duelin me një supergol

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:30
Ezequiel Lavezzi

Nuk kishte moment më të mirë për sulmuesin 34-vjeçar, Ezequiel Lavezzi, për t'u rikthyer nga dëmtimi. Argjentinasi kaloi problemin dhe u kthye në fushë me skuadrën e tij, Hebei kundër Dalian Yifangut të Marek Hamsik. 

Dy ish-shokët e skuadrës te Napoli u përballën në fushën e lojës dhe i fituar doli pikërisht Lavezzi. Ai u hodh në fushën e lojës në minutën e 17', pasi e nisi nga stoli dhe shënoi gol në të 66' duke i dhënë fitoren skuadrës së tij me 1-0. Goli ishte mjaft i bukur, ndërsa pas sfidës dyshja napolitane u takua dhe bëri një foto. 

Lavezzi e shpërndau në Instagramin e tij dhe shkruajti: "Gjithmonë një kënaqësi për t'u takuar. Të dua shumë Marek". Argjentinasi po luan sezonin e tij të 4-t në Kinë, ndërsa për Hamsik është sezoni i parë që pas largimit nga Napoli.  

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat