Këta persona duhet të arrestohen nëse futen në Kosovë!

Futboll

Këta persona duhet të arrestohen nëse futen në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:39
Xhajiçi, Terziqi e Mërkella em 30 nëntor të vitit të kaluar në Kosovë

Hiq më larg se me 30 nëntor të vitit të kaluar erdhën në një pjesë të Mitrovicës, morën pjesë në një protestë të serbëve të Kosovës dhe u kthyen në Beograd pa asnjë ther në këmbë! 
Treshja e Cërvena Zvezdës së Beogradit, Zvezdan Terziq, president i klubit, Mitar Mërkella, drejtor sportiv dhe Dragan Xhajiçi!

Askush nuk e di arsyen pse erdhën vitin e kaluar këta në Kosovë, me çfarë misioni dhe çka lanë porosi! 
Cili ishte qëllimi i tyre! Këta persona duhet të shpallën persona non grata dhe nëse futen në Kosovë edhe të arrestohen nga autoritetet tona. 
Sepse, zhvillimet e fundit lënë që të kuptojnë se edhe ata janë ndër prijësit e të keqes që po ndodhin gjatë këtyre ditëve. 
E para, edhe vet presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, ka deklaruar se ishte Terziqi ai që ia ka përgatitur skenarin që futbollistët Stojkoviq e Ivaniq mos të luajnë për Malin e Zi ndaj Kosovës. 

“Terziq ka hedhur bombë atomike mbi futbollin malazez. Ne do t’i mbijetojmë kësaj bombe, por ai është një prej akterëve kryesorë në këtë histori” ka thënë Saviçeviq. 
E dyta, mbrëmë tifozët famëkeq “Delija” në një ndeshje basketbolli e dogjën Flamurin e Kosovës. 
Digjet Flamuri i shtetit të Kosovës, por kush janë urdhërdhënësit e këtij aktit? A qëndrojnë Xhajiçi, Mërkella e Terziqi prapa këtij skenarit të zi?  
Terziqi me Xhajiçin, Mërkellën dhe vet klubin duhet t’i kërkojnë falje shtetit të Kosovës dhe të kërkojnë që të lidhen ata idiot që bënë at gjest mbrëmë.  
Xhajiç, Mërkella dhe Terziqi, duhet të shpallen persona non-grata nga shteti ynë dhe nëse ata futen brenda pa leje si ndodhi herën e kaluar automatikisht duhet që të arrestohen dhe të dërgohen prapa grilave! 
Sepse, askush nuk e din me çfarë misioni erdhën vitin e kaluar dhe shkelën një sovranitet të një shtetit tjetër!

Të gjithë e dimë se C. Zvezda deri në vitin 2017 ka hyrë sa herë ka dashur në Kosovë dhe ka luajtur edhe në Graçanicë, kinse ndeshje humanitare, përderisa i ndjeri Fadil Vokrri (president i FFK-së), ua ndaloi hyrjen këtyre dhelprave dinake!

Por, drejtuesit e Zvezdës, nuk duhet lejuar të futen as në një pjesë të Mitrovicës, jo në një pjesë të Mitrovicës, por as të kalohet kufiri i Jarinës, ndryshe nëse ndodhë, duhet të arrestohen, sepse ata me sa duket nuk e luajnë rolin e drejtuesve sportiv, por të politikës shoveniste serbe dhe merren me politikë djallëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat