Largohet nga Vëllaznimi

Futboll

Largohet nga Vëllaznimi

Nga: K. G. Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:02
Samir Sahiti

Futbollisti Samir Sahiti konfirmon largimin nga Vëllaznimi i Gjakovës, me të cilën ekip për një fije të flokut në barazh nuk e arritën qëllimin, që të kthehen në elitë.

“Kontrata ime me KF Vëllaznimin ka mbaruar, faleminderit president Agim Cana për besimin që kishe në mua, faleminderit menaxher Besnik Gojani që ishe gjithmonë pranë nesh dhe gjithë publikun gjakovar.

Faleminderit kryesi dhe shtab teknik bashkë me Lojtarët, jetës nuk i dihet, shihemi prapë”, shkruan Sahiti, që me gjasë do të vazhdojë karrierën në ndonjë ekip të elitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat