Guraziu, lojtar e trajner

Futboll

Guraziu, lojtar e trajner

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:37
Guraziu, lojtar e trajner

Skuadra me renome Ramiz Sadiku nga Prishtina përmes barazhit e ka siguruar mbetjen në Ligën e Parë të Kosovës. Është pritur shumë më shumë nga ky kolektiv në kampionatin që përfundoi para pak jave, por jo edhe gjithmonë shkon sipas planit, sepse në shumë raste ndodhë që skuadra të mos ta ketë ditën apo fatin sportiv.

Sulmuesi Fillim Guraziu tha se po kalon shumë mirë në ekipin e Ramiz Sadikut, i cili është i ngazëllyer që i shpëtuan më të keqes.  

Image

Përveç si lojtar 34-vjeçari punon edhe me gjeneratat e reja dhe po bën një punë shumë të mirë, duke iu falënderuar edhe kushteve të mira që po iu krijon kryesia e klubit.  Guraziu e pranon se ka qenë një edicion shumë i vështirë.

“Ndoshta ka qenë edicioni më i vështirë për klubin deri me tash, pasi e nisëm sezonin e parë keq në mungesë të pikëve”, thotë Guraziu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Futbollisti ndihet shumë mirë në kolektivin me renome: “Ndihem mirë, e kam gjet veten, pasi po e zhvilloi edhe zejen e trajnerit me gjenerata të reja”. Sa është vështirë të luhet në ligën e parë, çka e dallon elitën? “Ka shumë vështirësi duke filluar nga ato financiare, infrastruktura, kualiteti i lojtarëve”, përgjigjet Guraziu.  

34-vjeçari një periudhë ka luajtur edhe në elitë dhe tani në Ligën e Parë, por mendon se ka gjëra shumë të mira: “Ka ndryshime nga edicionet e kaluara, mirëpo nuk është prapë në nivelin e dëshiruar”. Aktualisht jeni edhe trajner me gjeneratat e reja në KF Ramiz Sadikun, një punë e vështirë?

“Punë e lodhshme por të cilën e bëjë me kënaqësinë më të madhe, pasi kushtet për punë në Ramiz Sadik janë goxha të mira”, theksoi ai.  

Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që t’i jap fund edhe karrierës si futbollist aktiv dhe të vazhdojë vetëm me punën si trajner.

“Mendoj se ky mund të jetë edhe viti i fundit që do të jem aktiv. Nëse klubi arrin që të merr lojtar kualitativ e ndërpres para kohe, pasi që dëshiroj t’i përkushtohem veç punës së trajnerit”, thotë Guraziu.

Si karakteristikë e rrallë e Ramiz Sadiku është se nga 33 ndeshje nuk e regjistroi asnjë barazim, kishte 11 fitore e 19 humbje me goldallim 35:46. Ndërsa në barazh e mposhti me rezultat bindës 4:0 Rahovecin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat