Shqiptari që injoroi ofertën e Zvezdës, nuk u pranua gazetar sportiv në kohën e Rankoviqit 

Futboll

Shqiptari që injoroi ofertën e Zvezdës, nuk u pranua gazetar sportiv në kohën e Rankoviqit 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2019 Në ora: 17:36
Rexhep Abdullahu që injoroi ofertën e Zvezdës, nuk u pranua gazetar sportiv në kohën e Rankoviqit 

Rexhep Abdullahu ka qenë patriot i madh, përveç veprimtarisë kombëtare, ai nga viti 1993 e deri në vitin 2000 ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Rexha siç e thërrisnin shoqëria e tij, ka qenë halë në sy për pushtuesin serb, megjithatë asnjëherë nuk u ndal. Rexha drejtoi FFK-në në kohën më të vështirë, të kohës së okupimit, në kohën e viteve të 90-ta kur kërcënimet ishin nga më të ndryshme, deri në likuidim nga Serbia pushtuese.

Image

Adem Çollaku dhe Rexhep Abdullahu

Djali i Rexhës, Bujari, tregon një detaj shumë interesant, sepse Rexha nuk u pranua gazetar sportiv në vitet e 60-ta. “Në kohën e Rankoviqit ka konkurruar për gazetar të sportit në gazetën e përditshme ‘Rilindja’.

Por nuk është pranuar me arsyetimin (atëherë ligjor) se nuk i plotëson kushtet moralo-politike”, shkruan Bujari në profilin e tij.

Fakt tjetër interesant është edhe kur Rexha e kishte injoruar ofertën e Cërvena Zvezdës së Beogradit. “Në kohën sa ka studiuar në Beograd i është kërkuar të aktivizohet në radhët e ekipit të njohur futbollistik të këtij qyteti Cërvena Zvezda. Nuk ka pranuar të luaj për një ekip të tillë për shkak të bindjeve të tija politike.

Në atë kohë ka qenë edhe pjesëtar i organizatës ilegale NDSH e cila ishte për ndarje nga Serbia dhe bashkim kombëtar”, shkruan Bujari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat