Imeri në gjurmët e Elj if Elmas - Bota Sot
Imeri në gjurmët e Elj if Elmas

Futboll

Imeri në gjurmët e Elj if Elmas

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 18:20
Imeri në gjurmët e Elj if Elmas

Omar Imeri është një talent që bën diferencën dhe të dhënat e tij premtuese të bëjnë të mendosh që karriera e tij do të jetë në nivelet më të larta dhe shumë e suksesshme.

Ylli i Shpresave të Shqipërisë i cili zhvilloi një sezon fantastik me Shkëndijën e Tetovës duke i dhënë një dorë të madhe skuadrës së tij në garën drejt titullit pasi në 25 ndeshje të luajtura në kampionatin e Maqedonisë së Veriut realizoi 8 gola edhe pse luan në rolin e mesfushorit, ka përfunduar në radarët e drejtuesve të Fenerbahce.

Madje sipas mediave turke, verdhezinjtë nga Stambolli i kanë bërë një ofertë zyrtare Shkëndijës për kartonin e 19-vjeçarit që kap shifrën e 350 mijë eurove. Gjithsesi marrëveshja nuk është arritur ende pasi kuqezinjtë tetovarë pretendojnë të fitojnë diçka më tepër nga shitja e Imerit i cili ka edhe 2 vite kontratë me Shkëndijën.

Vetë lojtari e shikon me sy të mirë kalimin te Fenerbahce pasi shpreson të ndjekë gjurmët e një tjetër talenti të dalë nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, pikërisht të Eljif Elmas i cili u largua nga Rabotniçki dy vite më parë për Fenerbahce që pagoi 180 mijë euro për të, ndërsa tashmë kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...