Uruguaji e kishte më të lehtë se ç’mendohej në përballjen ndaj Ekuadorit.
Skuadra e Oscar Tabarez triumfoi bindshëm 4-0 në ndeshjen debutuese në Kupën e Amerikës.
Gjithçka nisi mirë për ta, kur Lodeiro (6’) shënoi për epërsinë minimale, para se Quinteros (24’) të ndëshkohej me karton të kuq dhe t’i bënte edhe më të lehtë rrugën për fitore uruguaianëve.
Edinson Cavani (33’) me një gol të bukur dhe Luis Suarez (44’) realizuan për 3-0 qysh në 45 minutat e para.
Rezultati përfundimtar i sfidës u vendos me autogolin e Mina Meza (78’).
Uruguaji dhe Ekuadori gjendjen në ‘grupin e vdekjes’, aty ku do përballen me Japoninë dhe Kilinë.