‘Çmendet’ Maradona, ofendon rëndë futbollistët e Argjentinës

Futboll

‘Çmendet’ Maradona, ofendon rëndë futbollistët e Argjentinës

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:09
Messi dhe Maradona

Legjenda argjentinas, Diego Armando Armando është shprehur tejet i frustruar me futbollistët aktual që veshin fanellën e Argjentinës.   

‘Albiçelestët’ pësuan një tjetër zhgënjim, duke u mposhtur qysh në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës nga Kolumbia 2-0.

Që nga koha e Maradonas, Argjentina ka vuajtur për suksese të mëdha – ndërsa me Leo Messin pritej që të rikthehej lavdia, por diçka që nuk po ndodh.

Këto dështime të kombëtares ameriko-latine nuk i ka duruar ish-ylli i Napolit, i cili ka kaluar në ofendime të rënda.

‘’Ju e kuptoni se në çfarë niveli jemi pasi edhe Tonga (një ishull i pabanueshëm) mund ta na mposhtë neve’’.

”E kemi ndërtuar me shumë mund dhe punë prestigjin e asaj fanelle të cilën ju po e shkatërroni o bij ku*vash!”, u shpreh 58-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat