Munishi lavdëron nënat e Xhakës e Rashicës

Futboll

Munishi lavdëron nënat e Xhakës e Rashicës

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 23:26
Ismet Munishi

Trajneri karizmatik i futbollit në Kosovë, Ismet Munishi ka dhënë një deklaratë interesante për Granit Xhakën dhe Milot Rashicën.

Pas ndeshjes së ‘yjeve’ që u zhvillua të shtunën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ mes ekipit të Xhakës dhe Rashicës, Munishi ka komplimentuar dy lojtarët shqiptarë dhe jo vetëm…

Munishi ka komplimentuar nënat e dy futbollistëve të lartpërmendur, duke theksuar se ato kanë edukuar shumë fëmijët e tyre – që sot gëzojnë respekt të madh.

“Zakonisht e lëvdojnë babën e Granitit, po unë e kisha komplimentu edhe nënën e tij, që ka edukuar një djalë të tillë! Gjithashtu edhe ajo e Rashicës. Duhet komplimentuar maksimalisht se nëna ia jep edukatën djalit”, tha Munishi në Dueli Sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat