Ndodh ajo që nuk pritej, Neymar kthehet te Barcelona

Futboll

Ndodh ajo që nuk pritej, Neymar kthehet te Barcelona

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 09:42
Neymar

Neymar është afër të bëjë një rikthim sensacional te Barcelona, me Ousmane Dembele, Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti që do të përdoren për ri-afrimin e brazilianit në ‘Camp Nou’.

Raportet e fundit në Francë kanë pohuar se 27-vjeçari e sheh të ardhmen e tij diku tjetër dhe PSG do ta lërë të lirë nëse një ofertë e duhur vije në tavolinë.

Sipas Globe Sports, Barcelona ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë të PSG=së dhe janë të sigurt se do arrijnë një marrëveshje për Neymarin që të kthehet këtë verë.

Ata gjithashtu pretendojnë se PSG ka kërkuar një marrëveshje lojtar-plus-para dhe dikur rreth 110 milionë euro.

Lojtarët që do të përfshihen në marrëveshje ende nuk janë vendosur, por Dembele, Rakitic dhe Umtiti janë përmendur si mundësitë më të mira.

Neymar, i cili aktualisht është i lënduar pas dëmtimit të ligamenteve në kyçin e këmbës në fillim të këtij muaji, u largua nga Barcelona për PSG në vitin 2017 në një marrëveshje rekorde prej 198 milionë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat