Juventusi insiston për mbrojtësin e PSG

Futboll

Juventusi insiston për mbrojtësin e PSG

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 14:26
Juventusi insiston për mbrojtësin e PSG

Maurizio Sarri i ka treguar drejtuesve lojtarin që e do për fazën e mbrojtjes.

Juventusi ka nisur ndryshimet. Ardhja e Maurizio Sarrit do të ndërrojë sistemin e lojës së Zonjës së Vjetër, e cila duhet të gjejë lojtarët që i kërkon ish-trajneri i Chelseat.

I pari që do Sarri në ekip është Marquinhos i Paris Saint-Germain, që pëlqehet shumë nga trajneri italian.

Drejtori Sportiv, Fabio Paratici ka nisur kontaktet me kampionët e Francës, duke ua bërë me dije se sa shumë e do Juve brazilianin në ekip.

Tani pritet që të shkojë edhe një ofertë në adresë të PSG, e më pas mund të nisin bisedimet për rikthimin e Marquinhos në Serie A. 

Kujtojmë se braziliani ka luajtur me Romën para se të transferohej në PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat