Benitez mund ta lë Newcastle për një skuadër kineze

Futboll

Benitez mund ta lë Newcastle për një skuadër kineze

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:51
Rafa Benitez

Trajneri spanjoll kërkohet në Super Ligën e Kinës.

Rafa Benitez ka marrë një ofertë prej 12 milionë funtesh në vit nga skuadra kineze Daifan Yifang.

Trajneri aktual i Newcastle United, ka kontratë me klubin vetëm deri në fund të këtij muaji dhe e ardhmja e tij mbetet në dyshim, pasi ende nuk ka marrë garancitë që ai kërkon për blerjen e lojtarëve nga pronari Mike Ashley.

Prandaj nëse nuk bëhen lëvizje brenda skuadrës, atëherë Benitez do të pranojë ofertën nga Kina dhe do të largohet nga Newcastle edhe për faktin që atje do të përfitojë para të mëdha dhe do t’i plotësohen të gjitha kërkesat që ai do për lojtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat