Manchester City arrin marrëveshje me yllin e Atletico Madridit

Futboll

Manchester City arrin marrëveshje me yllin e Atletico Madridit

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:46
Foto

Vjen përforcimi i parë për ekipin e Pep Guardiolas.

Gjithçka po shkon mbarë dhe Manchester City ka siguruar transferimin e parë për këtë afat kalimtar veror.

Bëhet fjalë për futbollistin e Atletico Madrid, Rodryi, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolas.

Atletico ka pranuar ofertën prej 70 milionë eurosh që i ka ofruar City dhe në ditët në vazhdim do të vijë edhe zyrtarizimi për transferimin e tij në Etihad Stadium.

Për Rodrin ka shprehur interesim edhe Manchester United, por vetë lojtari ka preferuar Cityn, pasi dëshiron të punojë në një ekip me Guardiolan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat