Dortmundi merr vendimin për trajnerin

Futboll

Dortmundi merr vendimin për trajnerin

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 19:02
Dortmundi merr vendimin për trajnerin

Lusien Favre do të jetë të paktën deri në vitin 2021, trajner i Dortmundit, pasi ka rinovuar kontratën. Këtë e ka njoftuar klubi gjerman përmes një postimi në “Twitter”

Edhe pse verdhezinjtë nuk arritën dot të fitonin trofe këtë sezon, trajneri zviceran ka zgjatur kontratën me Dortmundin.

Këtë sezon ai ndërtuar një skuadër shumë të mirë, e cila deri në javën e fundit ishte në garë për titullin. Klubi gjerman beson te 61-vjeçari, pasi me blerjet e reja, sezonin që vjen, do të tentojnë të thyejnë hegjemoninë e Bajernit.

Kujtojmë që Favre e mori drejtimin e Dortmundit verën e vitit të shkuar dhe në 45 sfida, ai ka një mesatare prej 2.11 pikësh për ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat