Josa komenton shortin në Europa League, ja çfarë thotë për Rangers

Futboll

Josa komenton shortin në Europa League, ja çfarë thotë për Rangers

Nga: Gani Kryeziu Më: 18 qershor 2019 Në ora: 23:14
Mirel Josa

Prishtina do të luajë në turin paraeliminator të Ligës së Europës, ku përballë do të ketë modestët e St Joseph’s, skuadër kjo nga Gjibraltari.

Nëse arrin të kalojë, Prishtina luan ndaj Glasgow Rangers të Skocisë, megjithatë trajneri Mirel Josa, u shpreh se nuk po e mendon aspak Rangers.

Në një intervistë dhënë mediumit online “VipSport.al” nga Shqpëria, Josa komentoi shortin e Ligës së Evropës.

“Pashë shortin që u hodh dhe që do të jetë Rangers në turin e parë eliminator, por të them të drejtën nuk po e mendoj fare. Unë personalisht po mendoj për ndeshjen e parë që kemi ndaj St Joseph’sdhe mendoj se është një skuadër ndaj së cilës mund të bëjmë mirë. Ishte një short i mirë për ne dhe jemi të gatshëm të përballemi me to. Kam nisur të mendoj edhe për skuadrën dhe kemi bërë disa transferime që na ndihmojnë jo vetëm për Ligën e Europës por edhe për ecurinë e kampionatit dhe për të synuar të arrijmë sa më lart. Rangersin nuk e mendoj pasi edhe diferencat dihen tashmë”, deklaroi fillimisht Josa.

I pyetur për lajmin që e dërgonte Gegën te Prishtina, Josa u shpreh se ishte i qetë pasi kishte biseduar vetë me Gegën atë natë.

“Dua të dini që unë nuk jam një trajner që më mban kontrata të lidhur me një klub. Jam trajner që më lidh sinqeriteti që unë kam karshi klubit e futbollistëve dhe sinqeriteti që ata kanë karshi meje. Lajmi për Nerin (Skënder Gegën) nuk më shqetësoi, por më bëri të kuptoj më mirë marrëdhënien që duhet të kem dhe mënyrën se si duhet të sillem me persona të tillë, të cilët publikojnë gjëra të tilla.

Dy javë pasi mbaroi kampionati kam sheshuar gjithçka me drejtuesit e klubit dhe kur doli ky lajm isha me to në grumbullimin që kemi për fazën përgatitore. Drejtuesit nisën të mendonin nga ka dalë ky lajm i rremë pasi asgjë nuk ishte e vërtetë. Atë mbrëmje që doli ky lajm më telefonoi vetë Neri dhe më tha që nuk ka asgjë të vërtetë. Unë me Nerin, (po i thërras kështu sepse kam konfidenca dhe marrëdhënie shumë të mira me të) nuk njihemi sot ose dje por njihemi që nga koha kur luanim bashkë te të rinjtë e Kombëtares.

Nuk do të mërzitesha aspak edhe nëse realisht vinte Neri apo kushdo tjetër si trajner te Prishtina por nuk më vjen mirë që dalin lajme të rrema. Asnjëri nuk është i paprekshëm dhe as unë nuk jam i paprekshëm. Nuk i kemi klubet me tapi dhe megjithëse kam edhe dy vite të tjera në kontratë. Ne po na marrin tapitë që i kemi tonat, e jo më të na zënë vendin në ekipet futbolli”, mbylli Josa.

56 vjeçari erdhi dy vite më parë te Prishtina, ndërkohë që arriti të fiton vetëm një trofe, atë të Kupës së Kosovës në vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat