Franca humbet 2 penallti, por përmbys në fund Anglinë! - Bota Sot
Franca humbet 2 penallti, por përmbys në fund Anglinë!

Futboll

Franca humbet 2 penallti, por përmbys në fund Anglinë!

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 23:59
Pamje nga ndeshja

Franca shokon Anglinë.

Fitore me përmbysje për 21-vjeçarët francezë të cilët morën tre pikët e para në grupin C të kampionatit europian të 21-vjeçarëve, duke i dhënë një goditje të rëndë Anglisë falë dy golave në minutat e fundit. Pas një pjese të parë ku sulmuesi i Lyon Mousa Dembele humbi një 11-metërsh.

Gjithsesi në pjesën e dytë mesfushori i Manchester City-t Phil Foden realizoi një gol fantastik duke i dhënë epërsinë Anglisë në minutën e 54-t. Por për t’ua bërë gjërat më të vështira tre luanëve mendoi Choudhury i cili kreu një ndërhyrje horror ndaj Bamba brenda zone duke shkaktuar penalltinë e dytë në këtë ndeshje dhe duke lënë të tijët me një lojtar më pak.

Aouar nga pika e bardhë goditi shtyllën duke humbur penalltinë e dytë për Francën në këtë ndeshje por gjithsesi as ky gabim nuk peshoi pasi në minutat e fundit në të 88-ën, Ikone më i miri në fushë për francezët barazoi shifrat ndërsa në minutën e 5-të shtesë autogoli i Wan-Bissaka i dha fitoren Francës në Cesena, me gjelat që barazuan Rumaninë në kuotën e 3 pikëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat