Ndëshkohet Agim Cana

Futboll

Ndëshkohet Agim Cana

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 12:26
Ndëshkohet Agim Cana

Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka ndëshkuar presidentin e klubit Vëllaznimi nga Gjakova, për shkak të deklaratave akuzuese që dha pas ndeshjes së barazhit mes Trepçës ’89 dhe Vëllaznimi, e cila u fitua me 4:2 nga mitrovicasit.   

“Vendimet e Komisionit Disiplinor:AGIM CANA; kryetar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për shkelje të kodit të etikës sportive, ku pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese për IPKO-SUPERLIGË , kategoria e seniorëve; Trepça ‘89 – Vëllaznimi, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, fton mediat në zhveshtoret e KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova, prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pa bazuara për futbollin e Kosovës, në prezencë të futbollistëve dhe mediave. Ky veprim i tillë është në kundërshtim me kodin e etikës sportive.

Bazuar në raportet zyrtare si dhe incizimet televizive, konform Rregullores disiplinore neni 59 paragrafi 1 pika 2 (shpifje dhe përhapje e të pavërtetave); dënohet; me ndalesë të kryerjes së funksionit zyrtar në klub, në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për sjellje të gabuara dhe jo korrekte nga ana e spektatorëve të klubit të tyre drejtuar ekipit kundërshtar dhe gjyqtarëve të takimit ( minutat; 16,63 – fyerje dhe ofendime drejtuar lojtarëve dhe ekipit kundërshtar , minuta 66 pati shfaqje të farkimeve në fushë kurse nga pjesa perëndimore hedhje të 3 shisheve pvc në fushë) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e senioprëve; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet e zyrtareve nga ndeshja e zhvilluar ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2 , KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë).

Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).KF “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë të hapur nga ana e komisionit disiplinor, për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre (minutat; 84 dhe 85 pati ofendime dhe fyerje të organizuara në kor drejtua ekipit kundërshtar dhe lojtarit Alban Tusuni ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve ; GJILANI – BESA e zhvilluar me datë 31.05.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë. (Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar).

Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2, KF “Gjilani“ nga Gjilani; DENOHET ; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë). Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është ; 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “BESA“ nga Peja për mosrespektim të marrëveshjes së nënshkruar në respektimin e afatit kohor ; 15 Maj 2019 ; klub-lojtarë dhe FFK në përmbushjen e detyrimeve – obligimeve financiare ndaj lojtarëve të ankimuar të dala nga kontratat e lidhura me lojtaret; i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e provave – vendimin përfundimtar të komisionit . Kërkohet raport lidhur me rastin nga ana e klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja, afati datë 24.06.2019.

Në rast së KF “ Besa “ nga Peja nuk i përmbahet marrëveshjes në përmbushjen e obligimeve ndaj lojtarëve në ankimim, komisioni disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Kosovës do të aplikojë dispozitat e Rregullores disiplinore neni 64 paragrafi 1 pika 9 dhe neni 65 paragrafi 1 dhe 2 (të gjitha pikat e mundshme)”, thuhet nga KD e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat