Neymar ia bën me dije PSG-së: Dua të kthehem te Barcelona

Futboll

Neymar ia bën me dije PSG-së: Dua të kthehem te Barcelona

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 13:04
Neymar

Futbollisti brazilian nuk dëshiron të luajë më me Paris Saint-Germain.

Neymar ka marrë vendim që të largohet nga PSG gjatë kësaj vere.

Braziliani ka një ëndërr për të luajtur përsëri me Barcelonën, skuadër nga e cila ishte transferuar te kampionët e Francës në vitin 2017.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, prej muajsh Neymar po këmbëngul për t’u kthyer te Barcelona. Mesazhi tashmë ka shkuar drejtpërdrejt te pronari i PSG-së, Nasser Al Khelaifi.

“Nuk dua të luaj më për PSG. Dëshiroj të kthehem në shtëpinë time, nga ku kurrë nuk duhej të largohesha.”

Madje edhe vetë presidenti Al Khelaifi në një intervistë të dhënë para pak ditësh, kishte bërë me dije se “Neymarin nuk e ka detyruar askush të transferohej te PSG”, gjë që lë të kuptohet se marrëdhëniet mes tyre nuk janë më të mirat.

Tani mbetet të shihet nëse Barcelona do të bëjë ofertë për ta kthyer brazilianin në Camp Nou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat