Mourinho do të kthehet, preferon të marrë drejtimin e një kombëtareje

Futboll

Mourinho do të kthehet, preferon të marrë drejtimin e një kombëtareje

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 13:49
Jose Mourinho

Trajneri portugez ka paralajmëruar se është duke menduar të drejtojë një kombëtare.

Pasi ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm si trajner në klube, Jose Mourinho dëshiron ta provojë veten edhe në krye të një kombëtareje.

Ish-trajneri i Manchester United që është i papunë që nga dhjetori i vitit 2018, ku u shkarkua nga “Djajtë e Kuq”, konfirmon që është duke e shqyrtuar mundësinë për të filluar një sfidë të re në karrierën e tij.

“Dua të garoj në një kompeticion të ri”, ka thënë Mourinho.

“Kur e them këtë mendoj për Kampionatin Botëror ose atë Evropian”.

“Ka kohë që dua ta provojë një aventurë të tillë. Momentalisht e shoh veten më shumë në drejtimin e një kombëtareje sesa një klubi”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat