Te Barcelona nuk e duan, Evertoni e blen Andre Gomesin

Futboll

Te Barcelona nuk e duan, Evertoni e blen Andre Gomesin

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:11
Andre Gomesin

Mesfushori portugez ka luajtur në huazim te skuadra nga Premier Liga.

Barcelona nuk e do më Andre Gomesin. Mesfushori portugez ishte huazuar tek Evertoni, skuadër me të cilën ka pasur paraqitje pozitive, kështu që klubi anglez ka vendosur të blejë përfundimisht gjatë kësaj vere.

Marrëveshja mes palëve është shumë afër dhe nga ky transferim Barcelona do të përfitojë 25 milionë euro.

Shifra të cilën do të paguajë Evertoni është shumë më e ulët në krahasim me atë që kishte paguar Barcelona në vitin 2016, kur e kishte blerë nga Valencia.

Gomes asnjëherë nuk ka mundur të tregojë veten në skuadrën e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat