E kërkojnë Reali dhe Juventusi, ja kë preferon Pogba

Futboll

E kërkojnë Reali dhe Juventusi, ja kë preferon Pogba

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:58
Paul Pogba

Ylli francez dëshiron që të largohet nga Manchester United.

Paul Pogba nuk është i lumtur te Manchester United dhe vetë lojtari ka konfirmuar se dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij.

Të interesuar për kampionin e botës janë Real Madridi dhe Juventusi skuadra këto që do të garojnë deri në fund për ta transferuar 26-vjeçarin.

Në Itali janë të bindur se Pogba preferon më parë rikthimin te Juve dhe këtë lajm e konfirmon gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio.

Fillimisht te Zonja e Vjetër duan të merren vesh me Pogbanë rreth pagës që do të përfitojë ai në Torino e më pas të nisin bisedimet me United.

Në krahun tjetër “Djajtë e Kuq”, nuk duan ta shesin Pogbanë për më pak se 150 milionë funte dhe kjo shifër mund të paraqesë problem për Juventusin, derisa Reali nuk e ka problem të paguajë këto para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat