Edhe një lojtar prezantohet të Reali

Futboll

Edhe një lojtar prezantohet të Reali

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:00
Edhe një lojtar prezantohet të Reali

Ferland Mendy u prezantua si futbollisti më i ri i Real Madridit, ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë, që nënshkruan me klubin spanjoll.

Para se të zbriste në fushën e “Santiago Bernabeu”, Mendy u ndal të thotë fjalët e para si madrilen, që në fakt ishin vetëm tre fjali dhe një fjalim që zgjati 15 sekonda.

“Mirëdita të gjithëve, është nder të jesh në këtë klub. Në klubin më të madh në botë. Shumë faleminderit dhe klubit për besimin. Hala Madrid”, tha Mendy, teksa duken qartë në fytyrë emocionet.

Në Spanjë kanë shpërthyer të gjithë duke bërë shaka me mbrojtësin anësor, teksa mediet vendase shkruan se nëse është kaq i shpejtë në fushë, aq sa ishte në konferencë për shtyp, askush nuk do ta ndalë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat