Luis Enrique largohet nga kombëtarja spanjolle!

Futboll

Luis Enrique largohet nga kombëtarja spanjolle!

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:12
Luis Enrique

Federata Spanjolle e Futbollit ka njoftuar me befasi një paraqitje në media nga presidenti dhe drejtori teknik i Federatës.

Arsyeja për këtë paraqitje nuk është specifikuar zyrtarisht, por gjithçka besohet të jetë për njoftimin se Luis Enrique nuk do të vazhdojë të jetë trajner për shkak të problemeve familjare që ka prej muajsh.

Luis Enrique ka drejtuar shtatë ndeshje që nga marrja e detyrës. Sipas disa informacioneve nga Mundo Deportivo, Robert Moreno, do të merr përsipër kombëtaren spanjolle.

Pas pak minutash Rubiales dhe Molina do të shfaqen për të sqaruar se çfarë do të ndodhë me Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat