Lothar Matthaus befason me një deklaratë për Kosovën 

Futboll

Lothar Matthaus befason me një deklaratë për Kosovën 

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 17:23
Lothar Matthaus befason me një deklaratë për Kosovën 

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Mathaus, ka zbarkuar në Prishtinë. Aty ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka folur edhe për shanset e kombëtares së Kosovës në grupin e saj kualifikues të “Euro 2020”, pastaj ka vizituar stadiumin “Fadil Vokrri”, ku është takuar me lojtarë moshash të FC Prishtinës.

Ish-futbollisti i shquar i kombëtares së Gjermanisë dhe Bayern Munich u prit në kryeqytetin e Kosovës nga drejtuesit e “Teleperformance Deutchland” dhe tifozë të tij.

Gjatë kësaj vizite, ai iu dha zemër “Dardanëve” për vijimin e fushatës eliminatore: “Kosova ka luajtur mirë në ndeshjet e deritanishme në grup. Me Anglinë do ta ketë vështirë.

Ju përgëzoj për skuadrën që keni formuar, ku lojtarët besojnë shumë te njëri-tjetri. Me Çekinë dhe Anglinë do të merrni më pak pikë se në ndeshjet e deritanishme, por keni mundësi të kualifikoheni në Europian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat