Skënderbeu mbetet jashtë Evrope!

Futboll

Skënderbeu mbetet jashtë Evrope!

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 17:34
Skënderbeu mbetet jashtë Evrope!

Skënderbeu nga Korça nuk ka asnjë mundësi të marrë pjesë në garat europiane gjatë këtij sezoni.  

Edhe pse u përfol se në rast se fitonte pafajësinë në CAS, korçarët do të zëvendësonin Laçin në rrethin e parë kualifikues të Europa League.

Kjo nuk do të ndodhë, pasi siç bën të ditur vetë Skënderbeu në faqen zyrtare, CAS ka shtyrë vendimin për korçarët nga data 21 qershor që ishte në program fillimisht për në datën 12 korrik.

Në këtë mënyrë Skënderbeu edhe në rast se fiton pafajësinë në gjykatën e arbitrazhit sportiv në Lozanë, nuk do të marrë pjesë në Europa League, pasi në datën 11 të muajit tjetër, Laçi do të luajë ndeshjen e parë të rrethit të parë ndaj izraelitëve të Hapoel Beer Sheva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat