De Rossi refuzon dy klubet italiane për respekt të tifozëve romanë!

Futboll

De Rossi refuzon dy klubet italiane për respekt të tifozëve romanë!

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 18:26
Daniele De Rossi

Daniele De Rossi është kërkuar ditët e fundit nga dy klube italiane. Ekzaktësisht, sipas asaj që lajmëron Alfredo Pedulla në Sportitalia, nga Fiorentina dhe Milani i kanë kërkuar gadishmërinë, gati për të formuluar ofertat përkatëse.

Por, ideja e ish-kapitenit të Roma-s nuk ndryshon dhe nuk ka prapaktheu. Në fakt, De Rossi ka vendosur që të refuzojë çdo ofertë që vjen nga Serie A, për respekt të karrierës së tij te verdhekuqtë.

Tani duhet t'i japë një përgjigje Boca Juniors: ideja e tij mund të jetë ajo që të bëjë gjashtë muaj në Argjentinë dhe më pas të transferohet në SHBA, në kampionatin e MLS-së.

Por, asgjë nuk mund të përjashtohet, edhe mundësia për të lënë futbollin dhe për t'iu dedikuar karrierës si trajner, përkrah të atit Alberto. Tani De Rossi është me pushime, shumë shpejt do të marrë një vendim përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat