Sarri viziton terrenin e Juventusit, gati për aventurën e re!

Futboll

Sarri viziton terrenin e Juventusit, gati për aventurën e re!

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:24
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri ka vizituar për dy orë terrenin e stërvitjeve të Juventusit dhe më vonë do të darkojë me presidentin Andrea Agnelli.

Traineri i ri i Juventusit arriti në Torino me një avion privat këtë mbrëmje dhe u mirëprit në Aeroportin Caselle nga drejtori sportiv, Fabio Paratici.

Ai u dërgua në qendrën e trajnimit të Juventusit në Continassa dhe shikoi terrenin bashkë me Paratici dhe nënkryetarin Pavel Nedved.

Sipas mediave, ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat, Sarri do të darkojë me presidentin Agnelli këtë mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat