Boban i transferon tre kroatë te Milan - Bota Sot
Boban i transferon tre kroatë te Milan

Futboll

Boban i transferon tre kroatë te Milan

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:34
Ilustrim

Milan ka bërë plane të mëdha për afatin kalimtar të verës.

Pas disa ndryshime në bordin drejtues dhe me konfirmimin e trajnerit Marco Giampaolo, Milan do të fillojë të punojë për afrimet e lojtarëve.

Përveç trajnerit, në pozita drejtues te Milan janë emëruar edhe Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.

Ky i fundit po mendon transferimin e tre futbollistëve kroat te Milan.

Dejan Lovren i Liverpoolit,  Andrej Kramarić i Hoffenheim dhe Nikola Moro i Dinamo Zagrebit, janë lojtarët që Boban dëshiron t’i transferojë te Milan.

Kujtojmë se lojtarë kroat kanë edhe rivalët e Milanit, skuadra e Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...