Magjepsi zikaltrit, Inter zyrtarizon blerjen - Bota Sot
Magjepsi zikaltrit, Inter zyrtarizon blerjen

Futboll

Magjepsi zikaltrit, Inter zyrtarizon blerjen

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:36
Politano

Mbërmjen e të mërkurës, nëpërmjet faqes zyrtare në internet, klubi i Inter ka njoftuar blerjen përfundimtare të kartonit të futbollistit të Sassuolo, Politano.

Tashmë mesfushori ofensiv do të transferohet me titull definitiv në Milano, aty ku luajti me zikaltrit në formë huazimi gjatë sezonit të fundit. 

Sipas raportimeve të mediave italiane, transferimi është final dhe u realizua për një shumë rreth 25-27 milionë euro. “FC Internazionale Milano komunikon se ka aplikuar opsionin për blerjen me titull definitiv të shërbimeve sportive të futbollistit Matteo Politano nga U.S. Sassuolo”, citon komunikata e klubit zikaltër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...