Manchester United dërgon ofertë për Elseid Hysaj?

Futboll

Manchester United dërgon ofertë për Elseid Hysaj?

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:37
Elseid Hysaj

Nuk kanë fund interesimet për Elseid Hysaj.

Pas Tottenham Hotspur, Inter, Romës, Juventusit, Atletico Madrid apo Chelsea, në garë për shërbimet e kapitenit të Kombëtares shqiptare është futur edhe një tjetër skuadër e rëndësishme në Europë.

Manchester United thuhet se ka shfaqur interes për Hysaj, i cili mund të largohet nga Napoli që në këtë merkato vere. Madje, sipas “Sky Italia”, United ka shkuar edhe më tej, teksa ka përpiluar edhe ofertën që do të dërgojë për Hysaj.

Rreth 15 milionë euro për kartonin e 25 vjeçarit, i cili sipas të gjitha gjasave ka zhvilluar sezonin e fundit me Napolin.

Ai u transferua te nënkampionët e vendit në verën e vitit 2015. Që prej asaj kohe, Hysaj ka veshur në 134 raste fanellën e kaltër, duke mos arritur të gjej fundin e rrjetës.

Ndërkohë, më parë, Hysaj është aktivizuar me Empolin, ku shënoi 1 gol në 102 takime.

Me kombëtaren shqiptare, shkodrani i krahut të djathtë ka zhvilluar 46 takime, e në disa raste ka luajtur edhe me shiritin e kapitenit në krah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat