De Laurenttis konfirmon transferimin: Po sakrifikohem për Ancelotti

Futboll

De Laurenttis konfirmon transferimin: Po sakrifikohem për Ancelotti

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:37
Aurelio de Laurentiis, Carlo Ancelotti

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka konfirmuar se James Rodriguez do të jetë një lojtar i këtij ekipi sezonin e ardhshëm. “James është një dëshirë e trajnerit Carlo Ancelotti dhe ne do të përpiqemi t’ia plotësojmë këtë dëshirë. Ai është një lojtar që kushton shumë, i kalon parametrat tanë financiarë. Gjithsesi, nëse trajneri ynë beson tek ai dhe mendon se është i dobishëm, atëherë do të bëjmë një sakrificë”, tha De Laurentiis.

Më tej, presidenti i Napolit shpreson që të ketë edhe ndihmën e Real Madrid në këtë marrëveshje. “Po e diskutojmë këtë marrëveshje edhe me prokuratorin e lojtarit, Jorge Mendes, të cilin e kam mik. Madje kemi një marrëdhënie të mirë edhe me Real Madrid, ndaj të shohim se si do të ecin gjërat”, tha më tej presidenti napoletan.

Duke folur për objektivat e tjerë në merkato, presidenti De Laurentiis shton: “Lozano? Të mos e teprojmë. Nuk mund të blejmë dy lojtarë në sulm dhe më pas t’i mbajmë në stol. Ka edhe lojtarë që ne i kemi në dispozicion dhe që duhen trajtuar mirë. Kemi Milik, Mertens, Insigne, Younes dhe mjaft të tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat