Skandaloze, Milan Radojçiq realizon një ëndërr serbe në Kosovë, turp!

Futboll

Skandaloze, Milan Radojçiq realizon një ëndërr serbe në Kosovë, turp!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2019 Në ora: 10:58
Trepça fantome

Heshtja e institucioneve tona karshi garave ilegale sportive serbe në një pjesë të Mitrovicës të neverit aq shumë, sa shumë duhet të mendosh se vallë në cilin shtet po jetojmë!  

Federata e Futbollit e Kosovës është e pranuar me të drejta të plota në UEFA e FIFA.

Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht! Kosova ka ministrinë e punëve të brendshme, ka ministrin e sportit, ka Komitetin Olimpik të Kosovës, kemi policinë tonë, kemi ushtrinë tonë!   

Image

Një ndeshje ilegale serbe në Mitrovicë

Si pa na ndodhë dhe po na fuqizohet aq shumë me sport Serbia në një pjesë të Mitrovicës, Leshakut, Leposaviqit, Zubin Potoku.

Edhe Leposaviqi, edhe Zubin Potoku, edhe Leshaku është Republikë e Kosovës, nuk është Serbi! 
Lajmi më i ri, më i tmerrshëm apo më i turpshëm, mediat serbe shkruajnë me bujë të madhe dhe në festë se pas 17 viteve një farë e ashtuquajture Trepçë është rikthyer në Ligën perëndimore të Serbisë dhe me synime që të futet edhe në Ligën e parë. 

Në këtë ashtuquajtur Trepça thurin elozhe për Milan Radojçiq, se nga ardhja e tij në menaxhmentin e klubit gjërat kanë shkuar fortë mirë dhe ia dolën si skuadra e tretë e Shumadija-Rashka të ngritën në Ligën Serbe. 

Se turpi nuk ka kufij, do farë media serbe thonë se Trepça po e kthen lavdinë! Për cilin lavdi po flasin? Për lavdinë e turpit të tyre që veprojnë ilegalisht dhe nuk njohin institucionet e Republikës së Kosovës dhe luajnë ilegalisht në kuadër të Serbisë. 

A ka më turp që ende të lejojmë që klubet nga Serbia të futen në Kosovë. Tash serbët që jetojnë në një pjesë të Mitrovicës po mburren se kanë dy klubet në Ligën Perëndimore, Mokra Gora e Zubin Potokut dhe e ashtuquajtura Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat