Milan Radojçiq feston me serb, sportistët e Kosovës po qajnë! - Bota Sot
Milan Radojçiq feston me serb, sportistët e Kosovës po qajnë!

Futboll

Milan Radojçiq feston me serb, sportistët e Kosovës po qajnë!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2019 Në ora: 11:40
Milan Radojçiq feston me serb, sportistët e Kosovës po qajnë!

Mediat serbe me shumë bujë japin lajmin se një farë Trepça pas 17 viteve është kthyer në Ligën e Serbisë Perëndimore, madje meritat ia dedikojnë Milan Radojçiqit, sepse vlerësojnë që nga ardhja e tij në menaxhment skuadra është ngritur. 

“Udhëheqja e re, e kryesuar nga Milan Radojçiq, ju deshtë vetëm edhe një pikë në renditjen më të lartë në tabelë, dhe kthimin e klubit në rrugët e vjetra të suksesit dhe famës”, shkruajnë disa media serbe. Përderisa Radojçiq feston se një farë klubi të futbollit Trepça ilegale e ka kthyer pas 17 viteve në një ligë të mallkuar e quajtur Serbi, kurse sportistët e Kosovës qajnë që nuk u votua Ligji për Sponsorizim të sportit të Kosovës, nga deputetët tanë të zgjedhur me votën e popullit!

Kjo ishte një goditje e madhe për të gjitha sportet në vendin tonë. A mos vallë se sportistët po harrohen!

Sporti është ambasadori më i mirë. Sporti ynë si të gjitha fushat tjera kishte një rrugëtim të vështirë, sidomos në vitet 1991-1999 kur aktivitetet i zhvilluan në fusha të improvizuara e vazhdimisht të sulmuar nga pushtuesi serb. 

Sporti i Kosovës nuk e meritoi këtë përbuzje e këtë flakaresh!

Nuk e meriton këtë vaj, sepse sporti është ai që deri më sot ka ngritur reputacionin e shtetit, mos e harroni medaljen e artë olimpike të Majlinda Kelmendit, mos harroni titujt evropian të Nora Gjakovës, Distria Krasniqit, Akil Gjakovës, mos harroni fitore e kombëtares së Kosovës në futboll, mos harroni fitoret e kombëtares së Kosovës në basketboll, mos harroni fitoret e Kosovës në hendboll dhe kualifikimin historik në Kampionatin Botëror me U-21!

Kjo është e dhimbshme që sportistët tanë sot të qajnë, a është mirë këtë ju deputetët që e bëtë, që i morët me qindra mijëra vota edhe nga sportistët. A e dini se pothuajse një milionë veta janë dashamirë të sportit në Kosovë, e duan sportin dhe po jetojnë me sportin në këtë varfëri të madhe. A është turp që për inatet politike ta lini sportin në mëshirën e askujt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...