Pas ndarjes nga Boateng, Melissa Satta në një tjetër histori dashurie

Futboll

Pas ndarjes nga Boateng, Melissa Satta në një tjetër histori dashurie

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 12:43
Melissa Satta

Melissa Satta i dha fund disa muaj më parë romancës me sulmuesin ganez Kevin Prince Boateng, por duket se beqaria nuk i zgjati për shumë kohë.

Së fundi modelja e njohur është fotografuar në krah të sipërmarrësit të njohur në komplekset luksoze, Tommy Chiabra, teksa përflitet për një romancë mes tyre.

Fotot janë publikuar në të përjavshmen italiane “Chi”, ndërsa thuhet se Melissa kohët e fundit ka lëvizur shumë në krah të Chiabra, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka nisur një romancë tashmë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat