Sari: Do ndihmojë Ronaldon për rekorde të reja

Futboll

Sari: Do ndihmojë Ronaldon për rekorde të reja

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 13:04
Pamje nga takimi

Trajneri Italian, Maurisio Sari dje zbarkoi në Torino, ndërsa sot u paraqit para mediumeve si drejtues i ri i skuadrës së Juventusit. Trajneri Sarri, në takimin me gazetarët foli për planet e tij, rikthimin në Itali dhe presionit që duhet të bashkëpunojë me një futbollist si Kristiano Ronaldo.

“Plot tri vite jam zgjuam me idenë se si të mund Juventusin, pasi që është skuadra më e mirë në Itali. Jam i gëzuar që kthehem në Itali dhe kjo do të jetë sfida ime më e madhe në karrierën time. Loja ime do të përqëndrohet tek futbollistët e talentuar si Kristiano, Dibala dhe Daglas Kosta, pasi që ata do të bëjnë ndryshimin në terren. Mezi pres që të bashkëpunojë me Kristiano Ronaldon që është një ndër futbollistët më të mirë në botë. Jam i sigurtë se do ta ndihmojë që të arrijë rekorde të reja ,” tha mes tjerash Sarri.

Trajneri 60 vjeç, vjen nga Çellsi me të cilin fitoi titullin e parë në karrierën e tij, atë të Ligës Evropa, duke firmosuar kontratën 3 vjeçare me kampionin aktual të Italisë. Disa nga tifozët e “Zonjës së Vjetër” janë të pakënaqur me angazhimin e tij, duke marë parasysh rivalitetin e madh me Napolin dhe të kaluarën e tij me ekipin nga “Sao Paolo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat