Mesazh emocionues i Ajet Shoshollit  - Bota Sot
Mesazh emocionues i Ajet Shoshollit 

Futboll

Mesazh emocionues i Ajet Shoshollit 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2019 Në ora: 13:27
Mesazh emocionues i Ajet Shoshollit 

Selektori i parë i kombëtares së Kosovës pas pavarësimit të futbollit nga ai serbosllav dhe i pari i pasluftës, Ajet Shosholli, trajneri më i suksesshëm shqiptar, ka një mesazh emocionues. Ai nuk mund të besoj se nuk u votua ligji për sponsorimin e sportit, duke kujtuar edhe ditët kur sakrifikuan me shumë shokë dhe i dolën në ballë pushtuesit serb.

“Në kohën kur të gjithë po bëhemi dhe jemi krenar me sportin, posaçërisht në disa degë sportive si me sukseset e xhudisteve dhe futbollisteve tanë në garat ndërkombëtare, është për t’u habitur se si ligji për sponzorizimin e sportit nuk e ka kuorumin e duhur për t’u votuar?

Këta delegat që e përfaqësojnë popullin dhe i marrin pagat, pikërisht nga paratë e popullit dhe i gëzofshin ato, duhet ditur se sporti ishte segmente shumë i rëndësishëm i shoqërisë që qysh prej vitit 1991 e deri në vitin 1999 e jetësoi edhe praktikisht Kosovën Republikë, me shumë sakrifica duke e mbajtur gjallë sportin.

Jam krenar, në fakt të gjithë jemi krenar që i takojmë asaj periode të ndritshme të sportit, por edhe të vazhdimit të mbajtjes të sportit me të gjithë sportistët, sponzorët dhe të gjithë ata që ishin afër sportit me përjashtime të vogla që nuk ishin në anën tonë.

Shpresoj dhe jam i prirur të besoj që se shpejti, delegatët e nderuar do të reflektojnë dhe në ndonjë mbledhje të radhës do ta miratojnë ligjin kaq të nevojshëm dhe të rëndësishëm për sportin kosovar”, shkruan Shosholli në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...