Interi bën edhe një ofertë për Barellan

Futboll

Interi bën edhe një ofertë për Barellan

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 14:37
Nicolo Barella

Klubi zikaltër insiston për blerjen e talentit italian.

Nicolo Barella është dëshira e madhe e Antonio Contes, për ta transferuar tek Interi këtë verë.

Zikaltërit kanë marrëveshje me lojtarin, i cili ka pranuar kushtet e ofruar nga klubi, por problemi qëndron te Cagliari, që kërkon më shumë para sesa që Interi është i gatshëm të paguajë.

Gazzetta dello Sport raporton që Giuseppe Marotta ka bërë ofertën e fundit në drejtim të klubit nga Sardenja, duke i ofruar në total 40 milionë euro për 22-vjeçarin dhe nëse Cagliari e refuzon edhe këtë atëherë ata do të largohen nga gara për të nënshkruar me futbollistin.

Alternativë për Barellan, Interi e sheh mesfushorin e Sassuolos, Stefano Sensi, i cili pëlqehet shumë edhe nga Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat