Gjilani nuk ndalet me përforcime - Bota Sot
Gjilani nuk ndalet me përforcime

Futboll

Gjilani nuk ndalet me përforcime

Nga: K. G. Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:48
Gjilani nuk ndalet me përforcime

Klubi i futbollit Gjilanit nuk ndalet me përforcime. Ata sjellin në radhët e tyre një mbrojtës nga Shqipëria.  “Oltion Rapa është futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit.

Mbrojtësi i qendrës sot ka nënshkruar me klubin kuq e bardhë, që e mbanë atë pjesë të skuadrës së Gjilanit për dy edicionet e ardhshme.

Rapa, i lindur në Tepelenë, sezonin e kaluar ishte pjesë skuadrës nga Superiorja në Shqipëri, KF Luftëtari. Rapa ishte lojtar prezent thuajse në të gjitha takimet e ish-skuadrës së tij, sikurse në ligën elitare të Shqipërisë, gjithashtu edhe në kupë, nga 4 vitet e kaluara sa ishte pjesë e Luftëtarit.

Po ashtu Rapa , kishte bërë paraqitje edhe në garat europiane me skuadrën gjirokastrite.

Mbrojtësi i ri i Gjilanit, gjithë karrierën e tij e kishte kaluar në Shqipëri, kurse Gjilani do të jetë aventura e tij e parë larg Kampionatit Shqiptar, ku ai kishte milituar gjatë këtyre viteve të karrierës së tij dhe ku u formua si futbollist”, bëhet e ditur nga klubi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...