Derbi në merkato: Interi darkoi me objektivin e Milanit! - Bota Sot
Derbi në merkato: Interi darkoi me objektivin e Milanit!

Futboll

Derbi në merkato: Interi darkoi me objektivin e Milanit!

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 18:41
Stefano Sensi

Sipas asaj që ka mësuar "Corriere della Sera", ditën e mërkurë në Çezena, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka darkuar me Giovanni Carnevalin, administratorin e deleguar të Sassuolos, dhe Giuseppe Riso, agjentin e Stefano Sensit.

Sensi është objektivi i Milanit për mesfushën dhe mbetet në pole position për t'u veshur kuqezi. Në fakt, Maldini dhe Boban kanë pasur shumë kontakte me agjentin Riso gjatë kësaj periudhe, teksa formula e Milanit për Sassuolon nuk ka funksionuar: huazim dy vite me detyrim blerje 15 mln euro.

Sassuolo do 20 mln euro, ndërsa sakaq, vetë Sensi, i pyetur nga një tifoz për Milanin ka thënë "të shpresojmë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...