Ish-ylli i Inter-it i ofrohet Atalanta-s, por ka një problem

Futboll

Ish-ylli i Inter-it i ofrohet Atalanta-s, por ka një problem

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:30
Fredy Guarin

Atalanta kërkon ndihmën e Fredy Guarin për Champions League. Ish-mesfushori i Inter-it duket se është ideja e fundit e klubit bergamask për sezonin e ardhshëm. 

Lojtari ka dëshirë të kthehet në Itali dhe mësohet që t'i jetë ofruar  Atalanta-s. Problemi i vetëm është rroga e tij e lartë. 

Pasi ka mbyllur praktikisht operacionin Luis Muriel, Atalanta mund t'i besojë një tjetër kolumbiani. Ish-ylli i Inter-it, i cili luan prej tre vitesh e gjysmë në Kinë me Shanghai Shenua, ka pasur disa kontakte me zikaltrit të martën. 

Atalanta ka marrë pak kohë për t'u menduar, por Guarin do të duhet të ulë pretendimet për rrogën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat