Genc Nuza bëhet ‘hit’, fillojnë edhe arbritrat tjerë në botë ta kopjojnë atë

Futboll

Genc Nuza bëhet ‘hit’, fillojnë edhe arbritrat tjerë në botë ta kopjojnë atë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:27
Genc Nuza

Veprimi i arbitrit më të mirë në Kosovë, Genc Nuza në ndeshjen miqësore mes Miqve të Xhakës dhe Rashicës ka bërë jehonë të madhe.

Nuza në atë ndeshje ishte bërë kinse po e nxirrte një karton por në fakt ai e mori një faculetë që të fshinte djerstë.

Ky veprim i tij u bë jehonë në rrjetet sociale.

Pas publikimi të videos në mediume të ndryshme si ‘433’, këtë veprim kanë filluar ta kopjojnë edhe arbitrit tjerë.

‘433’ ka publikuar një video në Facebook, ku tregon momentin kur një referë e kopjon veprimin e Genc Nuzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat