Ky është viti kur Real Madrid do ta transferojë Mbappen

Futboll

Ky është viti kur Real Madrid do ta transferojë Mbappen

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:52
Kylian Mbappe

Real Madrid shpreson të transferojë Kylian Mbappen në vitin 2020, me Florentino Perezin që dëshiron të nis një plan për të sjellë në Bernabeu nga një emër të madh çdo vit.

Gjigantët e La Ligas janë duke shpresuar që ylli francez nuk do të rinovojë me PSG-në kontratën e cila përfundon në vitin 2023, për t’i dërguar pastaj një ofertë për transferim te Real Madrid, shkruan AS.

13 herë kampionët e Evropës janë të gatshëm t’i ofrojnë Mbappes deri në 15 milionë euro, tre milionë euro më shumë se sa fiton tani te PSG.

Mbappe te PSG është transferuar në vitin 2017 nga skuadra e Monacos, ndërsa muajt e fundit vazhdon të lidhet me një largim drejt Madridit.

Kujtojmë se Real Madrid këtë verë ka realizuar disa transferime të mëdha, dhe në mesin e tyre edhe Eden Hazard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat