Mesfushori i talentuar i Serie A kërkon transferimin te Inter - Bota Sot
Mesfushori i talentuar i Serie A kërkon transferimin te Inter

Futboll

Mesfushori i talentuar i Serie A kërkon transferimin te Inter

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 23:26
Antonio Conte.

Interi ka marrë një lajm të mirë nga tregu i transferimeve.

Nicolo Barella dëshiron të transferohet te Inter, pavarësisht se Roma kanë arritur marrëveshje me Cagliarin, shkruan ‘Calciomercato’.

Roma ka bindur Cagliarin për Barellan duke ofruar Luca Pellegrinin, Gregorie Defrel dhe një shumë parash, për të kaluar ofertën e Interit.

Në anën tjetër, Inter ka arritur marrëveshje me futbollistin, që ka dëshirën të punojë me Antonio Conte.

Mesfushori 22 vjeçar është në mesin e lojtarëve më të talentuar në Serie A, teksa ka zhvilluar edhe shtatë paraqitje për Kombëtaren e Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...